Lajme

Tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, arrestohet njëri nga vëllezërit, në kërkim tjetri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kavajë ku tre shtetas janë përfshirë në një konflikt.

Dy vëllezër, për motive të dobëta janë konfliktuar me 25-vjeçarin Letjan Lushkaj ku më pas sipas njoftimit të policisë kanë tentuar ta vrasin duke e dhunuar dhe goditur me automjet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë të cilët kanë parandaluar një përshkallëzim të konfliktit i cili mund të përfundonte në vrasje.

Në prangat e policisë ka rënë një nga autorët e ngjarjes, Halit Ullorja, 30 vjeç si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij G. Ullorja, 26 vjeç të dy banues në Kavajë. G. Ullorja, pas ngjarjes ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi ku ndodhi konflikti.

TS Poll - Loading poll ...

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe 25-vjeçarin Letjan Lushkaj i cili u dhunua nga dy vëllezërit Ullorja, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi: 

Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit.

Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2,  kanë shkuar  menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan  në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo