ShowBizzz

Tërbohet Serena Williams; stafi i restorantit në Paris e kthen mbrapsht sepse nuk kishte tavolina të lira!

Serena Williams i ka lënë një ‘review’ negative një restoranti në Paris pasi stafi i tha se nuk kishte tavolinë të lirë për të dhe familjen e saj. Sipas kampiones botërore të tenisit, restoranti ishte pothuajse bosh kur ajo kërkoi një tavolinë të lirë për të dhe familjen e saj. 23 herë fituesja e ‘Grand Slam’ shkroi publikisht për trajtimin që mori në Hotel Peninsula të hënën, duke ndarë bezdinë e saj për mënyrën se si shkoi vizita e saj.

Tërbohet Serena Williams; stafi i restorantit në Paris e kthen

“Po”,’@peninsulaparis Më është mohuar qasja në katin e fundit të hotelit për të ngrënë në një restorant bosh me vende më të bukura’ shkroi Williams. Williams ndau gjithashtu një foto të hyrjes së hotelit të famshëm, në mënyrë që ndjekësit e saj të dinin se për cilin institucion e kishte fjalën.

Hotel Peninsula më vonë shprehu keqardhjen për refuzimin e Williams, duke i kthyer një përgjigje publike Serenës: “E nderuar zonja Williams, Ju lutemi pranoni ndjesën tonë më të thellë për zhgënjimin që hasët sonte. Fatkeqësisht, bari ynë në tarracë ishte me të vërtetë i rezervuar plotësisht dhe tavolinat e vetme bosh që patë i përkisnin restorantit tonë gustator, L’Oiseau Blanc, i cili ishte plotësisht i rezervuar. Ne kemi qenë gjithmonë të nderuar t’ju mirëpresim dhe do të jemi gjithmonë t’ju mirëpresim përsëri”



bal