ShowBizzz

Tërhiqet Jetmiri: Vendimin tim do e marr të shtunën!

Pas debateve të krijuara në shtëpi mes Eglës dhe Jetmirit, ky i fundit kërkoi që të linte garën e ‘BBV3’.

Pas disa minutash sqarim me studion, Jetmiri vendosi të tërhiqej dhe vendimin tha se do e marrë ditën e shtunë.

“Në të gjithë logjikën, duket sikur ju doni të gjeni një justifikim dhe duket sikur paaftësitë që ju shihni te loja e banorëve të tjerë doni ta shikoni me faktin që kam hyrë me vonesë. Avantazhin nuk e kam përdorur dhe jam përpjekur t’i njoh personalisht. Fakti që kam qenë në Big Brother apo e kam luajtur këtë lojë, ka një tendencë për të marrë në mbrojtje një anë të medaljes. Unë po kërkoj barazi dhe standard në konceptet e mia. Meqenëse është hapur një televotim, vendimin tim do ta komunikoj të shtunën. Faleminderit”-u shpreh Jetmiri.