Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë vizitës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka rikujtuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ai u lut që çlirimtarët të kthehen sa më shpejt në Kosovë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë për vendin.
“Lus Zotin që sa më shpejt edhe çlirimtarët tanë t’i kemi këtu, të kthehen nga Haga, t’i kontribojnë vendit… Dëshirojmë t’i kemi edhe ata sa më shpejt në mesin tonë”, tha Tërnava.
