Lajme

Tetori rozë/ Balluku:Jeta e një gruaje prek të gjithë familjen, shkoni bëni kontrolle

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, pasditen e kësaj të mërkure mbajti nëj takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë, nga ku përcolli dhe një mesazh për parandalimin e kancerit të gjirit, duke qenë se jemi dhe në tetorin rozë.

Balluku gjatë fjalës së saj u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të kryejnë kontrolle për të kapur në kohë këtë sëmundje, pasi ashtu si dhe ajo theksoi jeta e një gruaje prek të gjithë familjen.

Një grua ka disa përgjegjësi, sidomos ky kanceri i gjirit shfaqet në moshat më të vjetra se 40 vjeç, në ato mosha kur ne kemi disa përgjegjësi të ndryshme. Nga ana tjetër, na duhet që të jemi me përgjegjësi të plotë edhe për prindërit që plaken dhe mosha nga 40-50 është një moshë ku pesha dhe përgjegjësitë e një gruaje, që drejton një familje dhe jetë, janë shumë më të mëdha dhe më intensive që keni pasur në fillim.

Kështu që për t’u kujdesur nuk ka të bëjë thjesht me ju. Ka të bëjë me fëmijët dhe partnerët tuaj, me prindërit tuaj, me të gjithë ata që i kanë sytë nga ju. Një grua dhe jeta që ajo ka nuk i përket vetëm asaj. Që në ditën që bëhemi nëna jemi në përgjegjësi të plotë edhe për fëmijët tanë. Edhe kur ata bëhen 18 vjeç, ne sërish mbajnë përgjegjësi për ta.

Të dashura motra dhe shoqe, diagnostikimi i kancerit të gjirit nuk ka të bëjë vetëm me ju. Ka të bëjë me familjet tuaja, fëmijët, me të gjithë shoqërinë. Nuk ka asgjë për të ardhur turp. Nuk është faji i askujt prej ne, këto janë zgjedhje natyrale dhe çka duhet bërë? Duhet diagnostikuar sa më herët për t’i paraprirë të gjithë procesit të shërimit nga kanceri”, tha Balluku.