Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi ka qenë sot e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku foli edhe për raportin me bashkëshortin e saj.
Teuta u shpreh se burri i saj, Adonisi është shumë përkrahës dhe tha se i tillë ka qenë gjithmonë.
“Adonisi është shumë përkrahës, ka qenë gjithmonë, sepse në njëfarë mënyre unë kam qenë grua e formuar, kam qenë nënë kur më ka takuar dhe nuk është që ka hyrë në ujëra të cilat nuk i ka njohur.
Ndoshta nuk i ka njohur ai personalisht, por e ka pasur shumë të qartë ku po hynë”, është shprehur ajo.