ShowBizzz

Tha se arsyeja e ndarjes së Besit nga Xhensila është varësia ndaj alkoolit, Stresi i reagon Megit

Megi Pojani ishte në qendër të vëmendjes në rrjet ditën e sotme pas një deklarate të bërë për Bes Kallakun.

Gjatë një podcast-i, Megi u shpreh se arsyeja e ndarjes së Besit nga Xhensila ndodhi për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

Deklaratës së Megit, i ka reaguar pak më parë reperi Stresi.

Ai ka postuar një foto në InstaStory ku përmendet deklarata e Megit dhe krahas shkruan: “Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin”.



lokimagazine