ShowBizzz

Tha se Meritoni i ka kërkuar 4-she në hotel, Dario Dako zbulon të tjera detaje: Folëm në kamer

Dario Doka i habiti të gjithë me një deklaratë të bërë në Instagram për banorin e “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqin. Ai u shpreh se Meritoni i shkruante kohë më parë duke i kërkuar marrëdhënie intime 4-she.

“Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, tha në postimin e tij Doka.

I ftuar në një lidhje telefonike në “Fan Club”, Dario ka treguar se është gati të përballet me Meritonin.

“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private. Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,” tha Dario Doka.

Stresi i ftuar në Fan Club tha se e beson Darion: “E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”