ShowBizzz

Tha se shikonte hije, Kejvina i del në mbrojtje Erjolës: Mos u tallni o njerëz…

Që pas eliminimit nga Big Brother Vip 2, Kejvina Kthjella ka tentuar të qëndojë larg vëmendjes mediatike.

Mirëpo së fundmi, ajo i ka dalë në mbrojtje Erjola Doçit, pasi kjo e fundit kaloi disa momente traumatike brenda BBV.

Kejvina në një postim në instastory ka shprehur mbështetjen ndaj moderatores dhe kritikon ata që po tallen me këtë situatë.

“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj. Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj” shkruan Kejvina.

Moderatorja ka shpërthyer në lot mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa ishte duke biseduar me banorët ku dhe po i tregonte se prej vitesh vuan nga ankthi, ajo tha se gjatë ditëve të fundit ndjen prezenca të tjera dhe energji negative në shtëpi. “Shikoj hije”, ka thënë ajo.

Madje, sipas saj një natë e ka qetësuar Ervini duke i kënduar një sure, pasi s’po mundej të qetësonte rrahjet e zemrës. Teksa moderatorja fliste dhe qante, në bisedë ndërhyri Meri Shehu. Ajo tha se në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka ndjerë prezencë fantazmash.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb