Një person është therur me thikë të enjten në rrugën “Adem Jashari” në Viti.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”, ndërsa për rastin dyshohen dy persona.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër ndodhet ende në arrati.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
