Në ambiente pune, përdorimi i kamerave me zë, konsiderohet shkelje e privatësisë.
“Përpunimi i të dhënave përmes incizimit të zërit paraqet ndërhyrje më të thellë në privatësinë e punonjësve dhe personave të tjerë që ndodhen në ato hapësira. Ajo mund të cenojë rëndë privatësinë, dinjitetin dhe lirinë e komunikimit të punonjësve, sidomos nëse realizohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pa transparencë të plotë”, thuhet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Ndonëse rastet konsiderohen të shumta, të pakta janë ato që lajmërohen në institucionet përkatëse.
Agjencia për Informim dhe Privatësi, tha se ka pranuar vetëm 5 ankesa nga qytetarët lidhur me vendosjen e kamerave që regjistrojnë edhe zërin.
Por ani se mund të jenë vetëm për përdorim të brendshëm, rreziku që ato të merren nga persona të tretë, përmes hakimeve, është tejet e madhe.
“Shumë shpesh kamerat e sigurisë kanë edhe kredenciale default p.sh admin admin që nuk janë parasysh nga ata qe i vendosin kamerat e sigurisë dhe nuk ndryshohen, kësisoj hakeret shume elat mund te kenë qasje, ka edhe shume aplikacione ne internet të cilat ofrojnë një gjë të tillë me një pagesë të vogël që mund të shohësh në gjithë botën shume kamera që nuk janë të konfirmuara si duhet”, thotë eksperti i kibernetikës Halil Berisha.
Berisha tregon se shumë shtete i kanë të ndaluara kamerat e sigurisë të cilat nuk konsiderohen të sigurta e të cilat vijnë kryesisht vijnë nga Kina.
