Lajme

“Thriller” në Selanik, shqiptarja shtatzënë gjendet e vdekur në pyll

Një 41-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në Selanik. Mediat vendase bëjnë me dije se trupi i gruas, e cila ishte dhe shtatzënë, është gjetur në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.  Mësohet se lidhur për vdekjen e shqiptares kanë rënë në prangat e policisë partneri i saj, si dhe një nga miqtë e tij.

Sipas asaj që “Protothema” raporton trupi i shqiptares u gjet pas dëshmisë së mikut të partnerit të 41-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se gruaja është vrarë nga bashkëshorti dhe se ai e ka ndihmuar që të transportonin trupin e pajetë në zonën ku dhe efektivët e gjetën.

Kujtojmë se e reja shqiptare, e cila ishte dhe në pritje të ëmbël, u raportua e zhdukur ditë më parë. Ishte partneri i saj i cili vazhdimisht ka tentuar që të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja është zhdukur duke marë me vetë një shumë të madhe parash.

41-vjeçarja me bashkeshortin
41-vjeçarja me bashkeshortin

Si i gjeti Policia gjurmët e saj

Menjëhrë pas zhdukjes së saj, policia nisi hetimet. Nga kamerat e sekuestruara u pa partneri i 41-vjeçares, së bashku me shokun e tij, teksa dilnin nga shtëpia duke mbajtur një qese. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.

Më pas efektivët bënë të mundur ndalimin e shoku të burrit i cili tregoi se e kishte ndihmuar atë për të transportuar trupin e pajetë të gruas në vendin ku u gjet në Halkidi. Madje, ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë përfshirje në vrasjen e tij dhe e vetmja përfshirje e tij ka qenë transportimi i trupit. Ai gjithashtu bëri me dije se çifti së fundmi ka patur konflikte të cilat kanë ardhur si pasojë e kushteve financiare, teksa pohoi se ka pasur edhe dhunë në familje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo