ShowBizzz

Thyen heshtjen ish-bashkëshorti i gruas që e tradhtoi në koncertin e Coldplay: Ishim…

Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot u pa në një moment intim me Andy Byron, ka reaguar për herë të parë ish-bashkëshorti i saj, Andrew Cabot.

Përmes një deklarate për revistën PEOPLE, zëdhënësja e Andrew sqaroi se çifti ishte ndarë “privatisht dhe në mënyrë miqësore” disa javë përpara koncertit.

“Vendimi për divorc ishte marrë dhe ishte në proces përpara asaj mbrëmjeje,” theksohet në reagim.

Kristin ka dorëzuar kërkesën për divorc më 13 gusht në gjykatën e Portsmouth, New Hampshire, ndërsa vetë Andrew, trashëgimtar i pasurisë “Privateer Rum”, shprehet se dëshiron vetëm rikthimin e privatësisë për familjen.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e mëparshme e tij, Julia, nuk i kurseu komentet duke e quajtur Andrew “një idiot, sepse vetë e ka kërkuar këtë”.

Pavarësisht bujës së madhe, Andrew ka bërë të qartë se nuk do të ketë reagime të tjera publike.



lokimagazine