ShowBizzz

“Ti fitove zemrën time”/ Ish-banorja e BBVA i bën dedikimin romantik Erling Haaland

Erling Haaland vijon të jetë një nga futbollistët më të komentuar edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi norvegjez jo vetëm që spikati me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me reagimet që ka marrë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar dedikimet nga figura të njohura.

Haaland zhvilloi një turne të suksesshëm në aspektin individual, duke realizuar 7 gola dhe dhënë një asist në pesë ndeshje. Megjithatë, rrugëtimi i Norvegjisë u ndal në çerekfinale, pas humbjes ndaj Anglisë.

Pas eliminimit, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Lorna Hysa, i kushtoi një mesazh publik sulmuesit të Manchester Cityt përmes një postimi në Instagram.

“Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha”, shkroi ajo.

Postimi u shoqërua me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Lorna Hysa shfaqet pranë Haaland. Publikimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe pse Norvegjia nuk arriti të vazhdonte më tej në turne, paraqitjet e Haaland e vendosën atë mes protagonistëve kryesorë të Kupës së Botës 2026.

Të Ngjashme