Vetëm pak ditë më parë, Nita Latifi postoi një video në “TikTok” që u bë menjëherë virale në rrjet.
Në pamjet në fjalë ajo shfaqej e shtrirë në krevat, por vëmendjen e mori krahu i një mashkulli misterioz.
E ftuar së fundmi në “Top Arena”, këngëtarja e njohur zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, por pa treguar detaje të tjera.
Ndërkohë mbrëmë në emision ishte i ftuar Shpat Kërleshi, i cili vite më parë ka qenë në një njohje me Nitën. Këtë e kanë zbuluar vetë kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
E për këtë arsye, Meri Shehu teksa po i bënte një intervistë Shpatit, e pyeti nëse krahu në videon e ish-banores ishte i tij, ai fillimisht u përgjigj duke qeshur: “Ishte këmba”. Por pas kësaj ai tha se ‘jo’ nuk është krahu i tij.
Pjesë nga intervista:
Meri: Sa K ke ti Shpat?
Shpati: 6
Meri: 6 K. Në videon e Nita Latifit ai krahu ishte i joti?
Shpati: Jo, ishte këmba
Meri: Ti je bandilli i Nita Latifit domethënë
Shpati: Jo, s’jam unë
Meri: Oh sa keq.