ShowBizzz

Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Tifozja e njohur kroate, Ivana Knoll, është kapur keq me një prezantuese gjermane të sportit e po ashtu edhe me televizionin gjerman, pas intervistës të realizuar me ta të shtunën.

Knoll, e cila njihet si tifozja më tërheqëse prej paraqitjes së saj në Kampionatin Botëror, kreu një intervistë për televizionin gjerman Magenta TV, përpara ndeshjes Kroaci – Spanjë, të shtunën mbrëma, shkruan DailyMail.

Por, pas paraqitjes së saj në programin televiziv, kroatja sulmoi keq prezantuesen gjermane Laura Wontorra, e cila intervistoi atë të shtunën, shkruan DailyMail.
Së pari, ajo publikoi një foto të prezantueses Laura Wontorre dhe kritikoi pamjen e saj.

“E dashur Laura, po të dukesha kështu do të vishja rrobat e dimrit përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas fotos së prezantueses.

Knoll sulmoi gjithashtu edhe kompaninë mediale Magenta TV.
“Televizioni më joprofesional i të gjitha kohërave. Mësojini prezantuesve kulturën dhe mos më telefononi më kurrë për intervistë”, tha ajo.

Knoll, e cila kishte veshur një bluzë të shkurtër të sipërme, tha gjatë intervistës se bënte ftohtë. Ishte pikërisht aty kur prezantuesi në studio tha: “Teorikisht, do të ishte gjithashtu mundësia për të veshur diçka kur është ftohtë”.

Kamerat më pas u kthyen tek intervista me gazetaren Wontorra brenda stadiumit të Kolnit, ku prezantuesja e televizionit gjerman tha për Bild: “Tani thjesht do të përpiqeshim të gjenim pak ekspertizë”.



ks