Pas eliminimit nga loja të koreografit të njohur Albi Nako, një tjetër banore la shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmë. Arta Kabashi është banorja e dytë që u skualifikua nga gara për të fituar çmimin e madh të BBV.
Largimi i Artës nga shtëpia nuk u prit mirë nga Rike, Vesa dhe Romeo, të cilët mes lotësh përcollën miken e tyre Artën. Pas eliminimit nga loja, Arta tha se “qendrim i saj në BBV ishte një eksperiencë e bukur, por jashtëtokësore”.
“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhon e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.
© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb