Nuk kanë fund incidentet për Bebe Rexhën. Teksa po performonte në koncertin e saj në Norvegji, këngëtarja e famshme ka ndërprerë këngën për të kërkuar që të largohet një spektator.
Madje ylli i muzikës e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi që të hidhte një send drejt saj gjatë kohës që Bebe po këndonte.
Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet Rexha ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë paksa të ashpër.
“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”, i tha këngëtarja me origjinë shqiptare.
lokimagazine