Lajme

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tjetër tërmet ka goditur vendin tonë para pak minutash, vetëm disa orë pas lëkundjeve të mesditës.

Sipas EMSC, magnituda e këtij tërmeti ishte 3.0 në shkallen Rihter. Mësohet se epiqendrën e lëkundjeve e kishte sërish në Elbasan dhe me një thellësi fokale prej 10 kilometrash nga sipërfaqja.

Të dhënat nga EMSC
Të dhënat nga EMSC

Më herët ditën e sotme, një tërmet me magnitudë në shkallën Rihter lëkundi Shqipërinë. Raportime te shumta erdhën nga qytetarët ne Elbasan dhe Tiranë duke thënë se e kishin ndjerë tërmetin.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lenduar nga këto dy lëkundje të konsiderueshme.