Lajme

Tjetër tërmet i fuqishëm në Afganistan

Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.

Tërmeti i dytë me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 në veri të qytetit të Heratit, duke plagosur mw shumw se 100 persona. Tërmeti i mëngjesit të së shtunës goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit.

Pamjet nga fshatrat tregojnë shtëpi të tëra, të cilat ishin shumë të brishta për t’i bërë ballë lëkundjeve, të kthyera në rrënoja.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet – veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.