Lajme

TMERR në Itali/ Muzikanti vdes në hotel, partnerja në gjendje të rëndë! Dyshohet se i helmuan…

Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Sicilia është gjetur i pajetë në një hotel në qendër të Perugias, ndërsa partnerja e tij është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se të dy janë helmuar nga monoksidi i karbonit.

Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një aksidenti. Sipas të dhënave paraprake, dhoma ku qëndronte çifti ndodhej pranë ambientit të kaldajës së hotelit dhe po verifikohet nëse rrjedhja e gazit ka ardhur nga sistemi i ngrohjes.

NEWS  Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i kutive drejt fundit, ja kush kryesonÇifti kishte udhëtuar drejt Perugias për të marrë pjesë në një aktivitet muzikor, ku së bashku me një grup prej rreth 40 artistësh ishte planifikuar të performonte në koncertin e organizuar në Sala dei Notari.

Shqetësimi u ngrit pasi dy muzikantët nuk u paraqitën në vendin e koncertit. Kolegët e tyre njoftuan hotelin, ndërsa gjatë kontrollit në dhomë u zbulua se 55-vjeçari kishte humbur jetën, ndërsa partnerja e tij u gjet pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital.

NEWS  Abuzoi dhe filmoi ngjarjen/ E mitura shqiptare përdh*nohet nga bashkëkombësi 14-vjeçarAutoritetet italiane vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse helmimi është shkaktuar nga një defekt në impiantin e ngrohjes.

Të Ngjashme