ShowBizzz

Tmerr në mesnatë/ Shkëmbi bie nga lartësia dhe zë 25-vjeçarin në gjumë në Përmet

Një ngjarje e frikshme është regjistruar sot në fshatin Çarshovë të Përmetit, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë.

Fatmirësisht ky shkëmb i madh kishte bllokuar vetëm këmbët e një prej familjarëve, 25 vjeçarit Dhimitër Vangjeli, i cili u ndihmua në kohë rekord nga forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca.

I plagosuri u transportua drejt spitalit të Janinës për trajtim mjekësor.



lokimagazine