Diola Dosti, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas aventurës në “Big Brother VIP”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” bashkë me Fation Kuqarin dhe Saina Mete.
Teksa në studio po diskutohej për një studim ku përfundimi kishte dalë se njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner, bashkë me të ftuarit e tjerë, edhe Diola ra dakord, madje duke u ankuar se nuk ka më guximtarë.
Më pas, teksa u vunë përballë pyetjes nëse janë tradhtuar ndonjëherë nga partneri, Diola tha:
“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.