Lajme

Trafikuan emigrantë, pezullohen 9 punonjës Policie në Gjirokastër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nëntë punonjës të Policisë në Gjirokastër pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Vendimi është rezultat i një hetimi disa mujor, pas informacioneve se disa punonjës Policie në bashkëpunim, trafikonin emigrantë nga vendet e treta nga Gjirokastra, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore.

Për nëntë punonjësit u caktua masa e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, konkretisht:

  • Drejtues B.T., Koordinator i Operacionit me FRONTEX
  • Kryekomisar F.M., Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër
  • Komisar R.R., Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër
  • N/Komisar E.K., Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër
  • N/Komisar B.K., Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër
  • Inspektor R.B., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër
  • Inspektor D.S., Trup Shërbimi në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër
  • Inspektor E.K., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër
  •  Inspektor D.Ç., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Njoftimi i AMP

Gjirokastër – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur në datë 21 tetor, caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë DVKM Gjirokastër.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e konkretisht:

– Drejtues B.T., Koordinator i Operacionit me FRONTEX;

– Kryekomisar F.M., Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër;

– Komisar R.R., Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër;

– N/Komisar E.K., Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër;

– N/Komisar B.K., Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër;

– Inspektor R.B., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër;

– Inspektor D.S., Trup Shërbimi në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër;

– Inspektor E.K., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër;

– Inspektor D.Ç., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.