Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi rrëshqiti dhe ra në një përrua në anën greke të kufirit, ndërsa po udhëtonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Sipas autoriteteve greke, i riu ishte duke ecur së bashku me një mik të tij pranë zonës së Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë, kur humbi ekuilibrin dhe ra në përrua.
NEWS Aksioni antidrogë në Elbasan/ Policia: Katër të arrestuar, sekuestrohen kanabis dhe armë zjarriNë vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 20-vjeçarit.
Shoqëruesi i viktimës, një 22-vjeçar, u deklaroi autoriteteve se të dy kishin vendosur të kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria në Greqi për të kursyer para, pasi dispononin mjete financiare të kufizuara.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
NEWS FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madh
