Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, ku sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, babai i vajzës, Ergys Marku, ka goditur aksidentalisht të bijën, A.M.
NEWS Tjetër ngjarje e rëndë, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me mbidozë ilaçeshPavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit tragjik.
