Lajme

Tragjedia në Roskovec/ Enigma e 830 mijë paundëve, zbardhet dëshmia e 24-vjeçares së marrë peng

Hetimet për ngjarjen e 24 korrikut në fshatin Vidhisht vazhdojnë, ndërsa grupi hetimor ka marrë në pyetje Rozalinda Plakën.

24-vjeçarja u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, 35 vjeç, pasi ky i fundit kishte ekzekutuar babanë e saj, Kosta Plaka, dhe plagosur rëndë nënën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë më pas në spital.

Dëshmia e parë e 24-vjeçares nuk ka ndihmuar në zbardhjen e motiveve të krimit apo të vetëvrasjes së autorit, i cili u vetëflijua pas 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA.

Menjëherë pas lirimit, 24-vjeçarja ka përshkruar vetëm momentet e parë të sulmit.

“Isha në gjumë kur dëgjova zhurma. Kur u zgjova, pashë Refitin brenda dhomës të armatosur me një armë gjahu. Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas. Në ato momente nuk e kuptoja çfarë kishte ndodhur. Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Rozalinda Plaka nuk ka dhënë shpjegime për përfundimin e lidhjes apo mbi pretendimet e 35-vjeçarit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur. Për këtë arsye, hetuesit do ta marrin sërish në pyetje për të sqaruar pistën financiare.

Të Ngjashme