Lajme

Tragjedia! Vinçi këputet dhe zë poshtë 24-vjeçarin, djali i vetëm i familjes dhe shtylla kryesore e shtëpisë VDES në vendin e punës (EMRI-Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.

See also  E RËNDË në Tiranë/ Një person gjendet i VDEKUR në një kanal uji!“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

See also  Aksidenti në Rumani, i plagosuri zbulon detaje: Mbaj mend gjithçka, nuk humba ndjenjat për asnjë momentNdërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.

Të Ngjashme