Lajme

Tragjike/ 40 vjeçarja bie nga varka gjatë një shëtitjeje në det, dhe humb jetën para syve të tre fëmijëve

Tragjike/ 40 vjeçarja bie nga varka gjatë një shëtitjeje në det, dhe humb jetën para syve të tre fëmijëve
Një shëtitje me gomone në një plazh të Malias, në ishullin e Kretës, përfundoi në tragjedi mesditën e së mërkurës, pasi një turiste 40-vjeçare nga Holanda humbi jetën duke u mbytur, para syve të tre fëmijëve të mitur.

NEWS  Mega-operacion në Valencia/ Çmontohet rrjeti shqiptaro-spanjoll i drogës, në pranga 14 persona, përplasje me armëSipas mediave greke, dy gra nga Holanda kishin marrë me qira një gomone në zonën detare Klotzani, në komunën e Hersonisos, së bashku me tre fëmijë. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, njëra prej grave përfundoi në det.

Momentet që pasuan ishin dramatike, pasi në gomone ndodheshin dy fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe një adoleshent, të cilët kërkuan ndihmë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë mjete ujore (jet ski) nga bizneset përreth që ofrojnë aktivitete detare, për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

NEWS  Deklarata që na shpëtoi gjatë takimit/ Nëna e Selin k*rcënoi hapur Rogertin: Arsyeja e gjatë e reklamave? (Video)Turistja tjetër arriti ta nxirrte 40-vjeçaren nga uji, por ajo ishte pa shenja jete. Në plazh mbërriti edhe një ambulancë, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.

Sipas burimeve të Rojës Bregdetare greke, për marrjen me qira të gomoneve me motor deri në 30 kuaj fuqi nuk kërkohet leje drejtimi, ndaj shumë turistë i përdorin ato për shëtitje në det.

NEWS  E rëndë/ Burri dhunon brutalisht bashkëshorten, gruaja niset me urgjencë drejt TiranësAutoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta në të cilat 40-vjeçarja ra në ujë dhe humbi jetën.

Të Ngjashme