Lajme

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas “kokë më kokë” teksa… (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku humbi jetën tragjikisht një shqiptar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Pistoia. teksa viktima është identifikuar si Maksim Sinani, 33 vjeç.

I riu humbi jetën pasi u përplas me një mjet, teksa lëvizte me motoçikletë. Shqiptari vdiq në spital gjatë natës nga plagët e rënda të marra në aksident.

NEWS  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraMotoçiklisti po ngiste motorin së bashku me një grup të vogël motoçiklistësh të tjerë që e ndiqnin kur u përplas ballë për ballë me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte shkatërruese, veçanërisht për motoçiklistin, gjendja e të cilit dukej serioze që në fillim.

Sinani, i hedhur afërsisht pesëdhjetë metra nga pika e përplasjes, pësoi trauma të rënda dhe lëndime të thella në njërën këmbë, ndërsa automjeti i tij u shkatërrua plotësisht në përplasjen ballë për ballë.

NEWS  Edi Rama, Belinda Balluku dhe Piro Vengu “non-grata”? Donald Trump gati listën me të korruptuarit e Ballkanit, SHBA …

Të Ngjashme