Lajme

Tragjike/ Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, humb jetën vogëlushja 3-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kurbin.

Një 45-vjeçar që po punonte me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij në Malbardhë, ka aksidentuar për vdekje vajzën e mitur, 3 vjeçe.

Vogëlushja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

Të Ngjashme