Lajme

Tragjike/ Bie nga ura e Shkopetit një grua dhe ndërron jetë

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ura e Shkopetit. Burime për mediat bëjnë me dije, se e ndjera ka qenë me paterica, dhe është rrëzuar teksa po kalonte urën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gruaja nuk ka qenë vetën në ato momente dhe ekziston mundësia që mund të ketë rënë edhe një person i dytë. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. por priten detaje të mëtejshme për ngjarjen e rëndë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo