ShowBizzz

Tragjike/ Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare, ish-missi nga Kavaja (FOTO)

Lorena Bërdufi, është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeare. Lajmin e hidhur për ikjen e saj, e kanë dhënë familjarë e të afërm në rrjetet sociale.

E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj, ka qenë një atak në zemër.

Bukuroshja nga Kavaja, studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Familjarë e të afërm, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.