Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës në Itali. Mësohet se 43-vjeçari shqiptar nga Kosova humbi jetën në një kantier në Olbia të Sardenjës në Itali, ku ishte duke punuar.
Siç raporton italynews24, kolegët e tij shqiptarë kanë thënë se 43-vjeçari kishte qenë i sëmurë prej dy muajsh, për shkak të një lëndimi që kishte marrë më herët.
Viktima, me iniciale B.B., ishte ngjitur në një nga skelat dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo