Lajme

Tragjike në Vlorë, vajza rrëzohet nga kati i pestë i pallatit dhe ndërron jetë

Një ngjarje tragjike raportohet nga qyteti bregdetar i Vlorës. Një vajzë 22 vjeçe është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit ku banonte paraditen e kësaj të shtune dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji” të qytetit.

Fatkeqësisht, për shkak të lartësisë së madhe vajza 22 vjeçe me inicialet V.L ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në pallatin ku u rrëzua e reja dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorë.