ShowBizzz

Trazuan rrjetin me veprimin e fundit, zbulohet e vërteta nëse Heidi dhe Romeo janë rikthyer bashkë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, morën sërish vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre të fundjt

Romeo dhe Heidi e ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap ky që ngriti dyshime për një rikthim.

Por “Panorama” ka mësuar se Heidi dhe Romeo nuk janë më në një romancë. Ndjekja në Instagram është vetëm një shenjë që dyshja nuk ka hatërmbetje ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer.

Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj.

Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionit.



lokimagazine