Lajme

Tre breza në mjekësi, nipi i themeluesit të fakultetit të mjekësisë, Sami Haxhibeqiri vazhdon rrugëtimin e gjyshit

Tre breza në mjekësi, nipi i themeluesit të fakultetit të mjekësisë, Sami Haxhibeqiri vazhdon rrugëtimin e gjyshit

Ishte ndër kirurgët e parë shqiptarë në Kosovë.

Sami Haxhibeqiri ishte gjithashtu një nga  themeluesit e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ndonëse punën e tij nuk mundi ta vazhdoj në liri, emri i tij u trashëgua te nipi.

E ri-përtrirja e emrit të babit tek djali, për doktor Shpend Haxhibeqirin nuk ishte aspak e lehtë, e madje pati edhe paragjykime.

“Shumë kam pasur barriera gjatë vendosjes së emrit, pasi njerëzit nuk kanë pasur dëshirë me trashëgu emrin e një njeriu të madh për arsye të sfidave që mundet me i pas gjatë jetës dhe mos nuk po mundet me e bartë me krenari me respekt emrin e tij”

Por rrugën që kirurgu Sami Haxhibeqiri e la në gjysmë, pritet ta vazhdojë Samiu i ri.

Në fakultetin të cilin gjyshi i tij dekada më parë e themeloi, 18 vjeçari këtë vit pritet të nis studimet e mjekësisë.

E kjo për Shpend Haxhibeqirin është një përmbyllje e një ëndrre të nisur që nga lindja e Samiut.

“Për neve si prind ka qenë një lajm jashtëzakonisht emocionuese për arsye se me pranimin e tij në fakultet u kurorëzua një projekt jetësor i cili ka zgjatë nëpër tri gjenerata. Duke ditur se në çfarë sfidash jetësore kemi jetuar ne si popull e në veçanti familja jonë, fillimisht  me lindjen e tij dëshira ime ka qenë që të trashëgoj emrin e kirurgut të  parë shqiptar, themeluesit të fakultetit të mjekësisë, njeriut  të cilit i ka thyer të gjitha taborët për më pas shoqëria jonë këtë që ka sot, lirinë”, tha Shpend Haxhibeqiri.

Pranimi i djalit në Fakultetin e Mjekësisë, e shty Shpendin të telefonoj personat që kundërshtuan dikur vendimin për vendosjen e emrit.

“Ditën e diel kur e morëm lajmin unë i kam thirr të gjithë ata njerëz të cilët më kanë sugjeruar që mos me ia vendos emrin e babait për shkak të jetës që e ka pas të vështirë dhe të gjithë më kanë thënë ne nuk e kemi besuar në projektin tënd por ja që projekti yt u realizua”, vazhdoi Haxhibeqiri.

Kirurgu Sami Haxhibeqiri dha kontribut të çmuar edhe gjatë luftës në Kosovë, duke u ofruar ndihmë mjekësore popullatës në Drenicë dhe Shalë të Bajgorës, si dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkollat profesionale në Kosovë prej muajit qershor mund t’i plotësojnë në formë digjitale dëftesat e nxënësve, pa pasur nevojë që ato të dhënat t’i shkruajnë me dorë. Këtë po e mundëson një projekt i shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë, i lansuar falas për gjithë Kosovën.

Të Ngjashme