Lajme

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rasti ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.

Në fotografitë e publikuara shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.

Ditët e fundit rastet e aksidenteve në Kosovë janë shtuar.

Të Ngjashme