LifeStyle

Tre sekrete të vogla të kuzhinës që do t’ju ndihmojnë shumë gjatë gatimit

Pak a shumë do të kemi dëgjuar ose parë në moshë të vogël gjyshen apo edhe nënën tonë duke aplikuar disa sekrete të vogla kuzhine. Sekrete që shumica prej nesh i mësuam dhe i zbatojmë duke u rritur.

Shikoni më poshtë tre nga ato që do t’ju duken të dobishme në jetën tuaj të përditshme në kuzhinë dhe veçanërisht në gatim. Është një nga ato gjëra që do të dëshironit të dini por edhe që do ta përdorni vazhdimisht që nga dita që do t’i mësoni.

Për të mos marrë erë lulelakra gjatë kohës që zien, vendosni një fetë bukë në tenxhere.

Për ta bërë omëletën më të mirë, shtoni pak qumësht në përzierjen e vezëve.

Nëse ka shumë kripë në ushqim, shtoni një patate.