Lajme

Tre shqiptarët aksidentohen në Itali me makinën e vjedhur, dy mbesin të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku kanë ndërruar jetë dy të rinj shqiptarë.

Bëhet me dije se aksidenti është shënuar në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar përmbys anës rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm kanë humbur jetën dy shqiptarë, ndërsa një i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

TS Poll - Loading poll ...

Pas përmbysjes njëri nga të rinjtë ka dalë nga mjeti nga kabina, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të bllokuar në mjet, që pas aksidentit u përfshi nga flakët.

Pavarësisht se zjarrfikësit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ata nuk arritën të bënin asgjë për të shpëtuar dy të rinjtë të cilët kishin marrë plagë të rënda si nga aksidenti, ashtu edhe nga flakët. Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve

Mediat italianë bëjnë me dije se makina që u përfshi në aksident, e ku udhëtonin tre të rinjtë ishte tip “BMË”, e cila rezulton e vjedhur në Colleferro. Sipas asaj që bëri me dije policia, në kapakun e makinës u gjetën mjete për vjedhje.

Foto nga aksidenti
Foto nga aksidenti

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo