LifeStyle

Tre ushqime që do t’ju ndihmojnë me stresin

Ushtrimet e rregullta dhe gjumi cilësor janë mënyra efektive për të përballuar stresin.

Megjithatë, kontributi i ushqimit të duhur në reduktimin e stresit dhe ankthit mund të jetë po aq i rëndësishëm.

Shikoni 3 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta përballoni atë…

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë është shoqëruar me nivele më të larta të serotoninës (një kimikat përgjegjës për rregullimin e humorit). Ato janë gjithashtu të pasura me magnez, i cili redukton stresin. Kjo nuk do të thotë që ju mund të konsumoni çokollatë, por një copë e vogël me kakao 70-85% mund t’ju bëjë mirë.

Grejpfrut

Grejpfrutët janë të pasur me vitaminë C, e cila është treguar se redukton nivelet e kortizolit në trup, si dhe efektet fizike dhe psikologjike të stresit. Nëse nuk ju pëlqen grejpfruti, provoni portokall ose speca, të cilët janë gjithashtu të pasur me vitaminë C.

Perime me gjethe jeshile

Perimet jeshile si spinaqi dhe brokoli janë të pasura me acid folik, një lëndë ushqyese që ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të serotoninës. Asparagu gjithashtu përmban nivele të larta të kësaj vitamine të tretshme në ujë.