Lajme

​“Trepça” largon nga puna edhe një minator

Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar nga puna edhe një punëtor tjetër.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor pas shqyrtimit publik ka vërtetuar se V.G. ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 26.8.2024  Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G.”,- thuhet në njoftim.