Lajme

Tr*gjedi në kufirin shqiptaro-grek, një djalë i ri humb jetën nga etja dhe vapa

Tragjedi në kufirin greko-shqiptar, humb jetën 20-vjeçari refugjat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën kufitare të Thesprotisë, pranë kufirit greko-shqiptar, ku një 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar në territorin grek.

Sipas mediave greke, viktima udhëtonte së bashku me një mikun e tij 22-vjeçar, gjithashtu nga Kili.

Dy të rinjtë kishin mbërritur nga Amerika Latine në Shqipëri dhe më pas kishin vendosur të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë, duke ndjekur një nga shtigjet malore të zonës.

NEWS  “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëmEcja për disa orë në terren të vështirë dhe nën temperatura të larta rezultoi fatale për 20-vjeçarin. Teksa ndodheshin pranë Sajadhës, ai humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë.

“Ecja e gjatë dhe temperaturat e larta dyshohet se kanë rënduar gjendjen e tyre shëndetësore. Pasi kishin arritur pranë Sagiadës, 20-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar”, tha media greke.

NEWS  Kristi “molla e sherrit”/ Keijsi shpërthen ndaj Stelinës: “Ka shpëtuar mirë ai VORRAXHIU…”Miku i tij 22-vjeçar arriti të dilte deri në rrugën kryesore, ku ndaloi një kamion që po kalonte dhe kërkoi ndihmë nga drejtuesi i tij.

Shoferi njoftoi policinë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat u nisën drejt zonës ku ndodheshin dy të rinjtë.

Ngjarja nxjerr në pah rreziqet e mëdha të kalimit në këmbë të zonave të vështira kufitare, veçanërisht gjatë temperaturave të larta të verës.

NEWS  Hiqet tarifa prej 3,500 eurosh për njohjen e diplomave shqiptareNë fillim të viteve ’90, dimër e verë, mijëra e mijëra shqiptarë kalonin ilegalisht kufijtë në përpjekje për të hyrë në Greqi si emigrantë të paligjshëm, mënyra e vetme për të arritur të punonin për të jetuar. Në ato vite shumë herë u raportua për shqiptarë të zhdukur dhe të vdekur, kryesisht nga i ftohti.

Të Ngjashme