LifeStyle

Tri bimë që janë ideale për apartament për ata që nuk kanë shumë kohë të kujdesen për to

Njerëzit shpesh përdorin bimë për t’i dekoruar shtëpitë e tyre. Por, a e dini se disa bimë madje mund ta freskojnë shtëpinë tuaj dhe t’i rezistojnë shkëlqyeshëm nxehtësisë?

Luleshitës me përvojë rekomandojnë tri bimët e mëposhtme, sepse ato janë shumë të lehta për t’u mirëmbajtur.

Aloe vera

Kjo bimë shquhet për vetitë e saja medicinale. Është përdorur në mjekësi dhe kozmetikë për shekuj me radhë. Xheli i aloes përdoret për të trajtuar djegiet, plagët, cikatrikset, aknet dhe ekzemën. Ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë me irritimin dhe skuqjen e lëkurës, ndaj shpesh është një përbërës në kozmetikë.

Aloe vera është një bimë e njohur shtëpie, sepse është në gjendje ta pastrojë ajrin dhe t’i thithë grimcat e dëmshme, dhe është mjaft rezistente dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur, preferon kushtet e thata dhe me diell dhe toleron mirë thatësirën gjatë ditëve të verës. Është ideale për fillestarët në rritjen e luleve, sepse nuk kërkon vëmendje të veçantë.

Ficus Benjamina

Ficus Benjamina është i mirë për fillestarët dhe për ditët e thata të verës në shtëpi, sepse toleron pa probleme temperaturat e larta. Mjafton ta ujitni një herë në javë. Gjethet e kësaj bime veprojnë si rregullues natyral të temperaturës, sepse krijojnë hije dhe një atmosferë të këndshme.

Penda indiane

Penda indiane, e njohur si gjuha e vjehrrës, thith dhe ruan lagështinë dhe largon papastërtitë në ajër. Ruan sasi të mëdha uji në gjethet e veta dhe për këtë arsye lëshon shumë lagështi të ftohtë dhe sasi të mëdha oksigjeni që ju mundëson të flini mirë gjatë netëve të skëterrës. Uji i tepërt mund ta shkatërrojë këtë bimë, kështu që ujitja e shpeshtë nuk është e nevojshme.