LifeStyle

Foto – Florence Pugh shfaqet në superformë me një kostum të verdhë në West Hollywood

Florence Pugh tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në West Hollywood, ku mori pjesë në shfaqjen e dramës së re historike të Netflix, “East of Eden”.

Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një kostum të verdhë të qëndisur me dantellë nga koleksioni i Rodarte për vitin 2027.

Veshja përfshinte një bluzë me jakë të lartë dhe një hapje përpara, e cila nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me një fund me shtresa, këpucë metalike prej sateni dhe bizhuteri ari e argjendi.

“East of Eden” është bazuar në romanin e famshëm të John Steinbeck të vitit 1952 dhe pritet të nisë transmetimin më 1 tetor.

Në serial, Pugh luan Cathy Ames, një personazh intrigues që është e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Christopher Abbott.

Seriali është përshtatur nga Zoe Kazan, e cila vlerësoi zgjedhjen e Pugh për rolin kryesor, duke e cilësuar atë si aktoren e duhur për të interpretuar Cathy-n.

Ndërkohë, Pugh ka pranuar se rikthimi i këtij personazhi për një brez të ri shikuesish është një sfidë që e ka emocionuar. /Telegrafi

Të Ngjashme