Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tani janë të lumtur dhe të martuar, por së fundmi ata i janë rikthyer ndarjes që ata patën në vitin 2004. Duke folur për marrëdhënien e tyre në dokumentarin e tyre të Amazon Prime, The Greatest Love Story Ever Told, Jennifer rrëfeu se ndarja me Ben Affleck erdhi vetëm disa ditë para se ata të thoshin “PO”.
“Unë dhe Beni, ne u ndamë tri ditë para dasmës sonë”, tha ajo përpara se të ndante detaje të panjohura më parë të ditës së tyre të madhe të planifikuar. “Ne kishim një dasmë të madhe të planifikuar; 14 shoqërues dhe shoqëruese të nuses dhe tri ditë para, ne thjesht e shkatërruam nga presioni”. Ben rrëfeu se gjithçka ndodhi nga “vëmendja e madhe që kishte ndaj jetës së tyre private”.
JLo kujtoi se sa e vështirë ishte për të në atë kohë, duke treguar para kamerave. “Për gjithë ato vite, ishte vërtet e vështirë sepse nuk u ndjeva vetëm sikur humba dashurinë e jetës sime, u ndjeva sikur humba mikun më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk mund të flisja për kaq shumë vite dhe kjo ishte pjesa më e vështirë”.
Ata u martuan me njerëz të tjerë dhe kanë edhe fëmijë, Benin që ndan Samuelin, 11, Seraphina, 15 dhe Violet, 18, me ish-gruan e tij, Jennifer Garner dhe Jennifer ka binjakët Max dhe Emme, 16, me ish-in e saj Marc Anthony.
Ndërsa ata nuk kanë fëmijë së bashku, ata adhurojnë familjen e tyre të përzier. Jennifer shtoi: “Ndihem sikur kam dalë nga ana tjetër. E kam arritur. Kam bërë diçka të mirë në jetën time. Jam krenare për këtë.”
bal