Gushti fillon, por me vështirësi për tre shenja të zodiakut. Mërkuri retrogradë tek Virgjëresha nuk i favorizon ata dhe nuk mungojnë ulje-ngritjet dhe pengesat.Virgjëresha
Ju jeni ose të nxehtë ose të ftohtë këtë muaj me Mërkurin retrograd në shenjën tuaj nga 5 gushti që ju tregon fytyrën e tij të fortë. Në vend të pushimit dhe relaksimit, duhet të punoni shumë për çdo gjë – qoftë edhe më të voglën. Nga ana tjetër, diçka e mirë ndodh nga ana profesionale, por duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen, pa hezitim.
Akrepi
Pesë ditët e para të muajit janë më të rëndësishmet. Jini të durueshëm, sepse tensionet në punë dhe bezdisjet në shtëpi nuk do të mungojnë. Kah fundi i muajit qetësoheni dhe shihni dritën në fund të tunelit. Deri atëherë… jini të durueshëm.
Bricjapi
Gushti sjell shpenzime, privime, tensione dhe keqkuptime – sidomos nga data 19 e në vazhdim, kur ndodh Hëna e Plotë. Më pas mund të merrni një ofertë që e keni pritur prej kohësh, por kini kujdes! Mund të rezultojë një fiasko. Në çdo rast, mos u zhgënjeni. Gjërat nuk janë të qarta. Humbjet dhe fitoret shfaqen nga hiçi.