Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, këtë herë përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, ku u caktua masa e sigurisë për tri vajzat e dyshuara.
Ajo tha se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa përsëriti deklaratat që kishte bërë më herët edhe për Top Channel, duke kërkuar mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe duke shprehur keqardhje për ngjarjen.
Nëna e një prej 15-vjeçareve pohon se shqetësimin tyre ka qenë i hershëm, që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore disa muaj më parë.
Ajo pohon se kanë nevojë të ndihmoheshin nga shkolla dhe psikologia, por janë përzënë dhe prindërit iu drejtuan zyrës arsimore Fier, e më pas panë si zgjidhje ta dërgonin në një shkollë private ku vajza nuk shkoi asnjë ditë, pasi ndihej e bullizuar.
See also Akuzat e forta të Ministrisë së Jashtme Shqiptare për gjyqin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇKNëna e saj pohon gjithashtu se ndihet e shqetësuar, pasi nuk është në dijeni as të diagnozës e as të trajtimit.
“Nuk di asnjë gjë, për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Vajza kishte telefonin që i kemi blerë ne, rrobat çfarë ka pasur të vetat. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kam qenë me shoqe, nuk më tregonte.
Nuk i njihja shoqet, as prindërit e tyre. I pash për herë të parë në polici, ndërsa vajzën që kanë rrahur, prindin e saj nuk e njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Ne kemi një vit, kemi vajtur në polici disa herë. Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin. ‘Zhduku jashtë’ na tha drejtoresha e shkollës kur i thamë për problemet e vajzës para një viti. Më nxori jashtë edhe mua dhe bashkëshortin nga zyra. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha mamaja e saj.
See also Sherr pas tryezës së PD / Shpend Gashi shpërthen ndaj Alfred Lelës: Prezervativ, zonjë diarre, do përballemi shumë shpejtKanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier tri vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj 17-vjeçares, e cila tronditi opinionin publik.
20-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy vajzat 15-vjeçare do të paraqiten para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve të vijimit të masave të sigurisë.
Lionela Lamaj u arrestua me kërkesë të Prokurorisë, nën dyshimin për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat janë gjithashtu nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.
