Lajme

Tritan Shehu thirrje shtetit: Ndaloni importin e fostoksinë, po vdesin njerëzit!

Deputeti demokrat Tritan Shehu, i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të marrë masa për ndalimin e importit të fostoksinës, pas rasteve në rritje ditët e fundit ku shtetas në kushte të rënduara i japin fund jetës me këtë helm.

“Ne nje kohe kur ky pesticid eshte hequr nga shumica e vendeve e zevendesuar me te tjere preparate, jo toksike per njeriun. Edhe ne disa shtete te Indise ku qarkullon, qarkullon me ambalazhe te pa gelltiteshme.

Ndersa ne Shqiperi eshte krijuar nje “stimulim psikologjik” midis Fostoksine e aktit, per ata qe mendojne vete vrasjen”, shkruan Shehu, duke theksuar se vrasës mund të quhen dhe ata që vazhdojnë të lejojnë importin e këtij preparati për interesa financiare të disa grupeve.

Deputeti merr indicje nga rasti tragjik që është regjistruar dje në Lushnjë, ku një vajzë 18 vjeçare pas konflikteve me bashkëshortin 24 vjeçar, ka zgjedhur t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

“Eshte e shumta here qe flas per kete “krim”, i cili vazhdon te marre jete e jete njerezish pa fund. Por Ministria e Bujqesise si pergjegjese e importit hesht, prokuroria hesht. Vetem viktimat klithin ne ate vdekje te sigurte e plot vuajtje, familjaret e tyre qajne”, vijon Tritan Shehu.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo