Një 68 vjeçar ka tentuar që të përdhunojë një vajzë të mitur.
Nga informacionet paraprake, mësohet se ka qenë babai i vajzës i cili ka denoncuar në polici rastin. Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari me iniciale P.L. e ka zhveshur 8 vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndin e lojrave te shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.
Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.
68 vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.